Në mbështetje të studentëve, UMSH organizon për të tretin vit rradhazi Panairin e Ideve



Një panair idesh , ku studentët ndjehen të lirë të prezantojnë iniciativa, të cilat mund të jenë vetëm zanafilla e një të ardhmeje premtuese për ta dhe gjithë shoqërinë. Gjithçka nis me një ide dhe kur idetë e mira mbështeten ka gjithmonë progres. Me këtë filozofi, për të tretin vit rradhazi Universiteti Mesdhetar  i Shqipërisë  organizoi “Panairin e Ideve III“ . Ky panair me në qendër studentët është një tjetër histori suksesi e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë. Panairi u hap me fjalën e themeluesit  të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë,Akademik Prof. Dr,   Anatas Angjeli,  i cili theksoi rëndësinë  që ka mbështetja që u duhet dhënë studentëve, për të çuar përpara idetë e tyre, duke përmbushur jo vetëm një pasion apo dëshirë, por duke u rritur kështu profesionalisht duke projektuar një të ardhme të suksesshme.  Gjatë panairit  u prezantuan rreth 22 projekt ide  të studentëve të cilë të udhëhequr  nga pedagogët e tyre, sollën  idetë e tyre  të orientuar përgjithësisht në fushat e shkencave ekonomike, shkencave juridike dhe shkencave sociale. Secili student apo grup studentësh kishte një minutazh të caktuar për të prezantuar këto ide. Këto ide u vlerësuan nga një juri e përzgjedhur e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë , e përbërë nga Senati.  Secili panel, i orientuar nga fusha përkatëse, kishte në dispozicion  çmimin për studentin fitues. Vlerësimi u krye  në bazë të origjinalitetit të idesë, mënyrës si ishte konceptuar  dhe prezantimit para jurisë. Universiteti Mesdhetar I Shqipërisë, do të vijojë të jetë një dritare e hapur, për të gjithë student të cilët  kanë zgjedhur një nga 3 fakultetet e UMSH, për të vijuar shkollën e lartë.