Të Reja nga ShLP Mesdhetare e Shqipërisë

Prof. Dr. Anastas Angjeli, merr pjese ne “Global Parliamentary Conference” ne Washington

Prof. Dr. Anastas Angjeli, merr pjese ne “Global Parliamentary Conference” ne Washington

 

“Global Parliamentary Conference” ne Washington

Prof. Dr. Anastas Angjeli, merr pjese me perfaqesues te 80 parlamenteve

 

Dje ne ne Washington D.C. u mbajt “Global Parliamentary Conference”., me pjesmarrjen e perfaqesuesve parlamentare te me shume se 80-te vendeve, organizuar nga “The Parliamentary Network on the World Bank & IMF” gjate se ciles u  diskutuan ceshtjet te rendesishme te zhvillimeve aktuale ne ekonomine globale.

Ne qender te vemendjes ishin problemet qe lidhen  me luften kunder pabarazise permes   nxitjes se rritjes ekonomike dhe krijimit te vendeve te reja punes sidomos per moshat e reja.dhe venien ne funksionim te nje tregu pune me efikas. Lufta kunder korrupsionit dhe permiresimi i qeverisjes, zhvillimi i politikave te forta klimatike dhe energjitike, investimi në kapitalin njerëzor me fokus në zhvillimin e fëmijërisë së hershme, analiza e presionit ekonomik dhe social te shkaktuar nga migrimi, lehtesimi i zhvillimit te aftesive dhe integrimit social, etj. Konferenca synon nxitjen e palamentareve ne gjithe vendet per ndermarjen dhe mbeshtetjen e reformave dhe legjislacioneve bashkohore ne fushat e mesiperme dhe rritjen e besimit te qytetareve ne institucionet publike.

 

Lidhur me kete tematike, me vemendje te posacme konferenca ndoqi, nje sesion special, me Lidershipin e FMN dhe Bankes Boterore, permes fjales se znj. Christine Largarde, Drejtore e FMN dhe Dr. Jim Yong Kim, President i Bankes Boterore.

Ne fjalet e dy drejtuesve te institucioneve me te rendesishme financiare nderkombetare u adresuan ne vecanti ceshtjet qe lidhen me statusin aktual te ekonomise globale ne kete moment; me risqet qe perballet ajo dhe politikat e reja qe duhet te ndermerren ne fushen e rritjes ekonomike dhe ndertimin e strategjive te punesimit, politikat e reja fiskale dhe monetare, ato te tregtise nderkombetare, etj. Fokus ishte gjithashtu roli i zhvillimit te teknologjise ne ekonomi si dhe perqendrimin e me shume energjive per perfshirjen  e grave ne jeten e biznesit.

c1

c2

c3

c4

c5