Projekti “PEOPLE FIRST”, trajnime për studentët e UMSH në fushën e turizmit




Mbyllet  projekti ”PEOPLE FIRST”. Falë këtij projekti  të  (USAID) , Ambasadës  suedezë  në Shqipëri,  dhe The HeadHunter ,  Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë  dha  kontributin e tij, në ofrimin e trainimeve për profesionet që lidhen me fushën e turizmit. Në këtë mënyrë ndihmohen të rinjtë të cilët aspirojnë të punësohen në fushën e turizmit dhe në të njëjtën kohë industrisë së turizmit i ofrohen kandidatura më të formuara profesionalisht. Duke marrë parasysh nevojat që tregu i punës ka për të punësuar profesionistë me një formim të lartë mund të themi se ky projekt është një shembull pozitiv dhe që do të ketë një impakt shumë të rëndësishëm. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, ashtu sic ka bërë që prej themelimit të tij do të vazhdojë të kontribuojë dhe të mbështesë iniciativa të tilla. Turizmi është një degë me rëndësi të vecantë  për ekonominë shqiptare. Turizmi vitet e fundit është shndërruar në një prej sektorëve më dinamikë të ekonomisë së vendit me mundësi për zhvillim të mëtejshëm në vitet në vazhdim. Në të ardhmen gjithmonë e më shumë industria e turizmit do të ofrojë mundësi punësimi për të rinjtë duke kontribuar në këtë mënyrë në zhvillimin ekonomik të vendit. Për këto arsye cdo projekt që lidhet me zhvillimin e turizmit si një prej komponentëve kryesorë të një zhvillimi afatgjatë dhe të qëndrueshëm, është jo vetëm i mirëpritur por duhet mbështetur dhe promovuar.