Të Reja nga ShLP Mesdhetare e Shqipërisë

Takim me Presidentin Boteror te Rotary International Club

Takim me Presidentin Boteror te Rotary International Club

Sot, më datë 30.04.2015, në SHLP “Mesdhetare e Shqipërisë” në bashkëpunim me Rotary Club Albania u zhvillua një aktivitet, në të cilin mori pjesë edhe presidenti i Rotary International, z.Gary C.K. Huang.

Ky aktivitet, kishte si synim shtrirjen e bashkëpunimit ndërmjet SHLP “Mesdhetare e Shqipërisë” me këtë organizatë, veçanërisht në fushën e edukimit.

Presidenti i SHLP “Mesdhetare e Shqipërisë” dhe Presidenti i Rotary International dhuruan libra për nxënësit dhe stafin pedagogjik të Luginës së Preshevës.

Në fund të këtij aktiviteti, Presidenti i SHLP “Mesdhetare e Shqipërisë” z.Anastas Angjeli, deklaroi akordimin dhe vënien në dispozicion e tri bursave të studimit për nxënësit e ekselencës në Luginën e Preshevës.

Leave a Comment