Të Reja nga ShLP Mesdhetare e Shqipërisë

THIRRJE PËR PARAQITJEN E SHPREHJES SË INTERESIT PËR ANËTARË TË  KËSHILLIT TË LARTË GJYQËSOR

THIRRJE PËR PARAQITJEN E SHPREHJES SË INTERESIT PËR ANËTARË TË KËSHILLIT TË LARTË GJYQËSOR

Njoftohen pedagogët që janë të interesuar të kandidojnë për anëtarë të Këshillit të Lartë

Gjyqësor, dhe që plotësojnë kriteret dhe kushtet e parashikuara në nenin 36 të ligjit nr. 115/2016

“Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, që brenda datës …..2017 të shprehin interesin

e tyre përmes një kërkese me shkrim drejtuar dekanit të fakultetit të Drejtësisë. Një kopje e

kërkesës, së bashku me dokumentacionin shoqërues, i dërgohet rektorit të Universitetit.

Krahas kërkesës me shkrim, të interesuarit bashkëngjisin dokumentet e mëposhtme:

a) jetëshkrimin e përditësuar;

b) një platformë personale të qëllimeve dhe objektivave që propozojnë të ndjekin në qoftë se

zgjidhen;

c) formularin e vetëdeklarimit, sipas kërkesave të ligjit “Për garantimin e integritetit të

personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”;

ç) një deklaratë përkundrejt përgjegjësisë ligjore që nuk kanë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë

ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991, në kuptimin e ligjit “Për të

drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste

të Shqipërisë”;

d) një deklaratë përkundrejt përgjegjësisë ligjore se nuk janë bashkëpunëtorë, informatorë ose

agjentë të shërbimit sekret.

dh) çdo dokument tjetër që vërteton përmbushjen e kushteve ligjore, të parashikuara në nenin

36 të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

Shprehja e interesit dhe dokumentacioni shoqërues duhet të depozitohen pranë sekretarisë së

fakultetit të drejtësisë.

THIRRJE PËR PARAQITJEN E SHPREHJES SË INTERESIT PËR ANËTARË TË

KËSHILLIT TË LARTË TË PROKURORISË

Njoftohen pedagogët që janë të interesuar të kandidojnë për anëtarë të Këshillit të Lartë të

Prokurorisë, dhe që plotësojnë kriteret dhe kushtet e parashikuara në nenin 134 të ligjit nr.

115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, që brenda datës ……2017 3 , të

shprehin interesin e tyre përmes një kërkese me shkrim drejtuar dekanit të fakultetit të drejtësisë.

Një kopje e kërkesës, së bashku me dokumentacionin shoqërues, i dërgohet, rektorit të

Universitetit.

Krahas kërkesës me shkrim, të interesuarit bashkëngjisin dokumentet e mëposhtme:

a) jetëshkrimin e përditësuar;

b) një platformë personale të qëllimeve dhe objektivave që propozojnë të ndjekin në qoftë se

zgjidhen;

c) formularin e vetëdeklarimit sipas kërkesave të ligjit “Për garantimin e integritetit të

personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”;

ç) një deklaratë përkundrejt përgjegjësisë ligjore që nuk kanë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë

ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991, në kuptimin e ligjit “Për të

drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste

të Shqipërisë”;

d) një deklaratë përkundrejt përgjegjësisë ligjore se nuk janë bashkëpunëtorë, informatorë ose

agjentë të shërbimit sekret.

dh) çdo dokument tjetër që vërteton përmbushjen e kushteve ligjore të parashikuara në nenin

134 të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”. 4

Shprehja e interesit dhe dokumentacioni shoqërues duhet të depozitohen pranë sekretarisë së

fakultetit të drejtësisë.

Dokument 1
Dokument 2