Të Reja nga ShLP Mesdhetare e Shqipërisë

,

Mesdhetari vizitë studimore në Parlamentin Evropian

Vizitë e Studentëve të Mesdhetarit në Strasburg
Video Poster

 

Një grup studentesh dhe pedagogesh te Mesdhetarit patën dhe një takim ne Strasburg, me z. Knut Fleckenstein, anëtar i Parlamentit Evropian dhe raportues për Shqipërinë. Në takim u prek dhe statusi i Shqipërisë dhe dëshira e te gjitha palëve për ta pare si anëtare te BE.

Grupi i studenteve ndoqi nga afër punimet e Parlamentit Evropian, ku do te diskutohej edhe rezoluta për Shqipërinë.
Studentet u informuan nga afër me punën e eurodeputeve dhe ndoqen direkt fjalimet e tyre ne seance plenare.

Gjithashtu ne një nga sallat e PE, u mbajt një prezantim i shkurter nga znj. Julia Wanninger, keshilltare pranë z. Knut Fleckenstein, anëtar i Parlamentit Evropian dhe raportues për Shqipërinë.

Në prezantim u drejtuan pyetje të ndryshme në lidhje me situatën në Shqipëri dhe pritshmëritë e palëve për ecjen përpara të procesit të integrimit.

 

Leave a Comment