Të Reja nga ShLP Mesdhetare e Shqipërisë

Vizitë në burgun e grave në Tiranë

Vizitë në burgun e grave në Tiranë

Sot paradite bashkë me një grup studentësh vizituam burgun e grave në Tiranë. Ato ishin ulur të gjitha bashkë. Disa prej tyre mbanin fëmijët në prehër që ua kishin sjellë për takim…Para tyre duheshin thënë ca fjalë…Shikoje një grup vajzash dhe grash…madje disa të thyera në moshë, të gjitha pa liri.
…Ju thashë se këto vajza që sot janë studente do të bëhen shpejtë juriste…që tu tregoja se edhe fëmijët tuaj një ditë mund të bëhen të tilla. U thash se gabimi është njerëzor dhe iu tregova pakëz nga “Krim dhe Ndëshkim”…por sigurisht askush prej tyre se dinte cili ishte Dosdojevksi…Thjeshtë ato kuptuan se njeriu në rrethana të caktuara mund të bëj edhe gabime të rënda, madje dhe krim duke vrarë një njeri tjetër. Heshtje…më pas u thash se unë nuk u kam sjell për të ngrënë dhe për të veshur…u kam sjell diçka për shpirtin…dhe iu lexova një fragment nga libri im Epistolate…Nuk e dija se çfarë do ndodhte por doja që ta provoja…Kur e përfundova dëgjova duartrokitje dhe brohoritje…Një befasi për mua, por edhe një kënaqësi…Kam një ide plan që dha prova se funksionoi…Në fund para se të largohesha takova shumë prej tyre nga afër. I pyesja për emrin, sa vite kishin bërë dënim, dhe sa iu kishin mbetur. Dëgjoje një zë të mbytur kur të tregonin emrin dhe vitet, nga vinin dhe çfarë vepre penale kishin bërë. Disave prej tyre më të moshuarave iu vura krahun mbi shpatulla…Ndjeheshin kockat e tyre…Tek të gjitha, megjithëse ishin rregulluar për festë, pash që iu ishte zbehur drita e syve…Një lloj perëndimi i lodhur si një ngrysje e pashpresë…Të gjitha më falenderonin për momentet që iu fala. Iu kishte lënë përshtypje pjesa që unë i kisha lexuar…biseda me gruan time postmortem…Vetëm kjo gjë më ngrohu, në shpirtin e atyre grave kishte mbetur ende vaji dashurisë njerëzore…Ju lash tre kopje nga libri që ta lexojnë …Gra shqiptare në burg…
19 dhjetor 2016 Pkabo