Profesor i Asociuar Alqi NAQELLARI

Dekan i Fakultetit te Shkencacve Ekonomike


Informacione

Edukimi: Diplomuar nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Specializuar në Ekonomi Bujqësore. Tiranë, më 1976. Doktor i Shkencave Ekonomike (Tiranë-9 maj 1992) Titulli i disertacionit ”Efektiviteti ekonomik i shpenzimeve dhe investimeve në kullota dhe probleme të orjentimit blegtoral të Tepelenës". Docent. Titull i miratuar nga Senati i Universiteit Ndërkombëtar të Strugës Maqedoni më 10. 04. 2009. Profesor Inordinar. Gradë e marrë në Republikën e Maqedonisë me Vendimin e d. 05.12.2011. Profesor i Asociuar. Titull i dhënë nga Universiteti Tiranës me Vendimin Nr. 262 datë 28.01.2016. Interesat kërkimore: Aktiviteti hulumtues i Alqi NAQELLARI fokusohet në: Ekonomi, treguesit makroekonomikë, politikat monetare, politikat fiskale, modelet ekonomike etj. Përvoja: Alqi Naqellari ka mbi 40 vjet punë. Mbi 15 në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor. 1976-1992- Kuadër i lartë në kooperativa dhe ndërmarje bujqësore shtetërore të rrethit të Tepelenës. 1993-1997 - Punonjës në Bankë(Tepelene) nga ekonomist statistike, krediti deri në drejtor.1998-2001- Përgjegjës i Zyrës së Financës në Institutin e Kërkimeve Biologjike në "Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë". 2001-2007- Pedagog në Universitetin Bujqësor të Tiranës. 2007.-2009- Analist Ekonomik në Gazetat e mëposhtme: Gazeta 55, Telegraf, Java dhe Lajmi Javës. 2009-2012- Pedagog në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, Maqedoni, prej të cilave 3vjet Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, në U. PLANETAR, dhe në Universitetin "Ismail Qemali" në Vlorë. 2013-dhe në vijim në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë. Nga viti 2014 dekani i Fakultetit të Shkencave Ekonomike po aty. Publikime: -Autor dhe bashkëautor në 28 punime shkencore, botuar jashtë dhe brenda Shqipërisë. Nga këto 12 me Faktori Impakti. -Autor dhe bashkëautor i prezantimeve shkencore në forume kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjithsej 38 punime shkencore. 3 janë botuar me Faktor Impakti. -Autor dhe bashkëautor i Teksteve Mësimore Universitare: Hyrje në Ekonomi "Makroekonomia". Tiranë 2007, "Marketingu Bankar" , "Makroekonomia II", "Hyrje në Ekonomi", 2010, Maqedoni. "Teoria e çmimeve me aplikimet", Strugë Maqedoni 2012. "Analiza ekonomike e projekteve" Tiranë 2014. "Hyrje në Ekonomi, Mikroekonomi" Tiranë 2015. "Mikroekonomia e Avancuar" Tiranë 2016. "Hyrje në Ekonomi, Makroekonomia" Tiranë 2017 . -Autor dhe bashkëautor i monografive: ”Politika monetare dhe ambienti politik shqiptar 1999 - 2000”. Tiranë 2003. "Unë, Shqipëria dhe Greqia". Tiranë 2004. "Ambienti ekonomik dhe politik shqiptar 2007-2008", Strugë, Maqedoni 2010. "Enveri Lepenicës". 2010 Tiranë. "Recesioni global dhe ndikimi i tij në ekonominë shqiptare". Maqedoni 2012. "Kurthi Likujditetit. Rasti Shqipërisë ". Gjermani dhe Shqipëri 2017. Për më shumë informacion rreth botimeve të tij, vizitoni: https://ẇẇẇ.researchgate. net/profile/ alqinaqellari. dhe academia.edu.