Profesor Ksenofon Krisafi

Dekan i Fakultetit te Shkencave Juridike dhe Marredhenieve Nderkombetare


Informacione

Prof.Dr. Ksenofon Krisafi ka mbaruar Fakultetin e Shkencave Politike dhe Juridike të Universitetit të Tiranës. Është lauruar Doctor honoris causa nga Universiteti Sancti Cyrilli i Valetës, Maltë. Ka punuar në Fakultetin e Shkencave Politike e Juridike të Universitetit të Tiranës, drejtor në Ministrinë e Jashtme, ambasador në OKB dhe në OBT, në Gjenevë, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave dhe këshilltar diplomatik i Kryeministrit, anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, zëvendësrektor dhe dekan i Fakultetit Juridik në Universitetin Europian të Tiranës. Aktualisht është dekan i Fakultetit të Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë. Ai është lektor i së drejtës publike, të drejtës ndërkombëtare, organizatave ndërkombëtare etj. Ka mbajtur leksione në një numër universitetesh të huaja dhe ka marrë pjesë në dhjetra konferenca shkencore, brenda dhe jashtë vendit. Ka botuar disa monografi, libra, tekste universitare, si dhe artikuj shkencorë e publicistikë. Ndër librat duhen përmendur sidomos Lufta e Kosovës në labirintet diplomatike (Gjenevë, 1998-2002), Organizimi politik ne trojet shqiptare, Për tokën dhe detin e Shqipërisë, Diplomaci pas lufte, Në kërkim të arit, E drejta e organizatave ndërkombëtare, Paradigma e tranzicionit demokratik: - “Fundi” i tranzicionit apo një tranzicion “pa fund” (bashkautor), Epiri i Jugut, Çamëria, (bashkautor), Historiku i Bankave në Shqipëri, (bashkautor), Çështje të historisë së shtetit dhe të drejtës, (bashkautor), Historia e shtetit dhe e së drejtës në Shqipëri (bashkautor), Kushtetuta e re shqiptare sfida e së ardhmes euroatlantike të Shqipërisë, (bashkautor) etj.