MSc Elona Shehu (Shahini)

Pedagoge, Fakulteti i Shkencave Ekonomike, Departamenti i Financë Banke dhe Kontabilitet


Informacione

Edukimi: Arsimin e lartë e kreu në vitet 2007-2011 në Universitetin “Sevasti & Parashqevi Qiriazi”, në fakultetin e Ekonomisë, dega “Financë”, ku u diplomua si Drejtues Finance me Medalje Ari. Studimet Master i kreu gjatë viteve 2011-2013 në Fakultetin e Shkencave Ekonomike, dega financë-bankë në Universiteti “Mesdhetar i Shqiperise”. Fusha e Kërkimit: Puna kërkimore shkencore fokusohet kryesisht në, “Financat Publike, sektori publik dhe menaxhimi i borxhit publik në Shqipëri”, “Deficiti buxhetor, buxheti dhe struktura ekonomike e shtetit”, “Shkalla e formimit të specialistëve në sektorin publik dhe nevojat e tyre”, “Informatizimi i Procesit të Auditimit”. Kjo, në përputhje edhe me grupin kërkimor ku bën pjesë dhe planit shkencor të paraqitur në departamentin e Financës. Eksperiencat: Ka rreth gjashtë vite eksperiencë në mësimdhënie në fushën e ekonomisë. Gjatë vitit 2011-2013 ka punuar si pedagoge e brendshme dhe përgjegjëse e zyrës së financës, në Fakultetin Ekonomi-Turizëm në Universitetin “Vitrina”. Nga Tetori i Vitit 2013 e në vazhdim e angazhuar si pedagoge me kohë të plotë pranë Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë”, Fakulteti i Shkencave Ekonomike, Departamenti i Financë Bankë & Kontabilitet. Gruplënda ku bën pjesë është financa, bazuar edhe në profiling e studimeve të kryera. Disiplinat e mësimdhënies janë: Financë dhe Financa Publike. Publikimet: Autore e disa punimeve kërkimore shkencore të lidhura me fushën kërkimore që mbulon. Ka marrë pjesë në konferenca kombetare dhe ndërkombëtare. Është bashkëautore e tekstit “Mikroekonomi e Avancuar”, botuar ne vitin 2016. Angazhohet në mënyrë të vazhdueshme në debate dhe emisione televizive mbi aktualitetin në ekonominë shqipëtare dhe atë rajonale.