MSC Klodjan Lula

Pedagog ,Fakulteti I Shkencave Ekonomike, dega Informatike Biznesi.


Informacione

Edukimi: Master Shkencor në Shkenca Kompjuterike nga Universiteti Greenwich, Londër, UK, në bashkëpunim me Universitetin e New York-ut në Tiranë (2009-2012). Bachelor për Kontabilitet Financë në Universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër (2001-2005). Trajnime për gjuhët e programimit: C++, Java, Javascript, Html, CSS, PHP, Sql, C#, Ruby, Objective-C, Swift, dhe së fundmi Python (django, numpy). Drejtimet e kërkimit: Programim, Databazë, Data Mining, Krijim Aplikacionesh Web & Mobile, etj. Eksperienca: Eksperiencë mbi dhjetë vjeçare në mësimdhënie dhe si programues në institucione bankare, biznese të mëdha dhe organizata jo-fitimprurëse. Ka punuar në Universitetin “Eqrem Çabej” Gjirokaster për katër vjet si IT dhe asistent pedagog për lëndën “Kompjuterizim i Kontabilitetit”. Ka dhënë trajnime për Programin Bilanc si përfaqësues zyrtar i kompanisë me qendër në Tiranë. Aktualisht është pedagog pranë UMSH, në Fakultetin e Shkencave Ekonomike, dega Informatike Biznesi. Ka përfaqësuar Shqipërinë në Olimpiadën Botërore të Informatikës në vitin 2001 në Finlandë. Ka fituar vendin e 1-rë në Renditjen Globale të Sololearn.com me mbi 10 Milion programues (që mësojnë vetë) online. Aktualisht eshte Kontribues Zyrtar i Scratch. Publikimet: Autor i disa artikujve dhe prezantimeve në veprimtari shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, fokusuar mbi metodat më efikase mbi asimilimin e programimit, ku per disa prej temave shkencore ka marre edhe vleresimin “Best Paper”. Për më shumë informacion rreth publikimeve të tij, ju lutem shihni: https://al.linkedin.com/in/klodianlula