Rreth Nesh

Vendimi për të hapur një universitet nuk është i lehtë, përgjegjësia është e madhe sepse ka të bëjë me përgatitjen e brezave që do të kontribuojnë në të ardhmen e kombit.

 

foto_stafi_umsh_out

 

Qëndra Mesdheu

U krijua me një qëllim të qartë që aktiviteti i saj shkencor të përbënte bazën dhe mbështetjen e vazhdueshme të një institucioni të lartë arsimor në dobi të të gjithë atyre që do dëshironin një të ardhme me themele të forta. përfaqësuesit e saj kanë zhvilluar një aktivitet të dendur jo vetëm në Shqipëri dhe në shumë vende të mesdheut, por edhe në vendet e rajonit tonë, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi në fushën akademike.

 

Instituti i Rreformave për Zhvillim

U krijua në shtator 2005 nga një grup ekspertësh të shkencave ekonomike e politike. Qëllimi i institutit është hulumtimi, publikimi dhe botimi i mendimeve e skenarëve alternativë për reformat dhe zhvillimet ekonomike që ndërmerren në vend. transparenca dhe njohja e taksapaguesve me efektet ekonomike e sociale e këtyre reformave është një tjetër objektiv i institutit.

Objekt i punës ka qenë edhe analizimi i indeksit të lirisë Ekonomike, të publikuar nga Heritage Foundation dhe reflektimi ne zhvillimin e biznesit dhe sektorit privat në Shqipëri.