Historiku

SHLP “Mesdhetare e Shqipërisë” është themeluar në vitin 2007 nga një grup intelektualësh, profesorësh dhe ekpertësh me eksperiencë të gjatë në fushën akademike dhe atë të kërkimit shkencor në Shqipëri dhe në rajon.
SHLP “Mesdhetare e Shqipërisë” është licensuar nga Qeveria e Shqipërisë si institucion i arsimit dhe i kërkimit shkencor në vitin 2009 dhe po në këtë vit filloi aktivitetin e vet në përputhje me Procesin e Bolonjës.
SHLP “Mesdhetare e Shqipërisë” përfaqëson një përpjekje unikale në fushën e arsimit në Shqipëri. E themeluar si një Organizatë Jo Fitimprurëse, SHLP Mesdhetare e Shqipërisë, që në themelimin e vet ka vendosur si qëllimin kryesor edukimin e studentëve me një frymë të re, e cila është aq e nevojshme për progresin e individit dhe njëkohësisht edhe të shoqërisë.
SHLP Mesdhetare e Shqipërisë ka në përbërje të saj një staf akademik ndër më elitarët në vend, ku bashkërendohet eksperienca e një brezi me vitalitetin e një tjetri. Të gjithë pedagogët e SHLP “Mesdhetare e Shqipërisë”, janë të specializuar në Universitetet më në zë evropiane dhe amerikane, dhe janë të dedikuar ndaj studentëve për të ofruar të gjithë përvojën e tyre.
SHLP “Mesdhetare e Shqipërisë” gjendet në një nga zonat më të preferuara të Tiranës dhe vendos në dispozicion të studentëve një godinë të re, moderne me të gjithë infrastrukturën e nevojshme për të zhvilluar një process mësimor të një niveli të lartë.
SHLP “Mesdhetare e Shqipërisë” përbëhet nga Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Politike, të cilat organizojnë: Studime të Ciklit të Parë “Bachelor” dhe të Ciklit të dytë “Master i Shkencave” dhe “Master Profesional”.

Në Fakultetin e Shkencave Ekonomike në Ciklin e Parë “Bachelor” janë me profil: Financë Bankë dhe Kontabilitet, Administrim Biznesi, Biznes dhe Ligj, dhe programi i ciklit të parë Bachelor në Informatikë Biznesi; Studime të Ciklit të Dytë janë: “Master i Shkencave” në Financë Bankë, “Master i Shkencave” në Sitemet e Informacionit në Biznes, “Master Profesional” në Administrim Biznesi, Studime të Ciklit të Dytë “Master Profesional” në Menaxhim Biznesi me profil: Menaxhim Arsimi, Menaxhim i Pasurive të Paluajtshme, Menaxhim Turizmi, Menaxhim Arti, Menaxhim Shëndeti, “Master Profesional” në Sitemet e Informacionit në Biznes.
Në Fakultetin e Shkencave Juridike dhe Politike në Ciklin e Parë “Bachelor” në Shkenca Politike dhe Administrative janë me profile : Shkenca Politike dhe Administratë Publike, Program i studimit të ciklit të parë Bachelor në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, Program i studimit të ciklit të parë Bachelor në Juridik; Program i studimit të ciklit të parë Bachelor në Studime Psikosociale. Studime të Ciklit të Dytë janë: “Master i Shkencave” në Shkenca Politike, “Master i Shkencave” në E Drejtë Civile dhe Tregtare, “Master i Shkencave” E Drejtë Publike, “Master i Shkencave” në Marrëdhënie Ndërkombëtare; “Master i Shkencave” në Psikologji me profile: Psikologji Organizative, Psikolohji Komunitare, Studime të Ciklit të Dytë; “Master Profesional” në Shkenca Politike me profil: Politikat Sociale, Administratë Publike, Qeverisje Vendore; “Master Profesional” në Marrëdhënie Ndërkombëtare me profil: Studime Evropiane, Studime Mesdhetare.
Programet e studimit, janë hartuar në mënyrë të tillë që jo vetëm t’u përgjigjen, por edhe t’u paraprijnë nevojave që paraqet tregu i punës në Shqipëri, por edhe në rajon dhe më gjerë.
Fakulteti i Shkencave Ekonomike në SHLP “Mesdhetare e Shqipërisë”, synon t’i pajisë studentët me njohuritë themelore për formimin e tyre si financierë, bankierë, kontabilistë, menaxherë, punonjës të prokurimeve, informaticienë dhe menaxhues sistemesh, etj., si dhe për vazhdimin e studimeve të mëtejshme në fushën e ekonomisë. Pas përfundimit të këtyre programeve të studimit, në sajë të njohurive të marra, studenti aftësohet për mundësine e punësimit në biznesin privat dhe publik, në pozicione te tilla si: menaxher i përgjithshëm dhe i specializuar, specialist finance, specialist kontabiliteti, menaxher finance, menaxher marketingu, menaxher shitjesh, menaxher blerjesh, menaxher të burimeve njerëzore, menaxher prodhimi, specialistë informatike për biznesin, specialistë fillestar në menaxhimin e sistemeve të informacionit etj.
Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Politike ka si qëllim kryesor përgatitjen e juristëve, politologëve, administratorëve dhe funksionarëve publikë, të aftë për të kontribuar në zhvillimin politik të vendit, në emancipimin e klasës e elitës politike si edhe në modernizmin e performancën e adminstratës publike në Shqipëri si dhe përgatitjen e kapaciteteve njerëzore, ekspertëve, analistëve, studiuesve, shkencëtarëve e diplomatëve në shërbim të interesave të vendit, në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare e të praktikës diplomatike.
SHLP “Mesdhetare e Shqipërisë” është një institucion i arsimit të lartë me mision dhe vizion të qartë në tregun e dijes në Shqipëri dhe me aspirata për të shtrirë aktivitetin e vet edhe më gjerë, por njëkohësisht me rritjen dhe konsolidimin e tij, pas një periudhe disavjecare të funksionimit të instituteve që ishin baza e krijimit të tij, ka ambicien për zhvillimin e kërkimit shkencor si për rritjen e cilësisë së mësimdhënies, ashtu edhe për të rritur konkurrencën midis stafit të vet akademik dhe azhornimin e tyre në trendet bashkëkohore të debatit shkencor dhe përfshirjen e studentëve në to. Njëkohësisht duke qenë pjesë e mendimit elitar intelektual në shoqërinë shqiptare si dhe e zhvillimeve politike, ekonomike dhe sociale në vend, ka zhvilluar një strategji të thellimit të kërkimit shkencor në ato fusha që mendohet se është më imediate “ndërlidhja” e shkencës për përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve. SHLP “Mesdhetare e Shqipërisë” inkurajon kërkimin shkencor si dhe debatin shkencor në disa drejtime, të cilat ka dedektuar si të rëndësishme dhe prioritare për vetë stadin ku ndodhet institucioni, por edhe vendi.