Pse Mesdhetarin?

Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë përfaqëson një përpjekje unikale në fushën e arsimit në Shqipëri. I themeluar si një Organizatë Jo Fitimprurëse ShLP Mesdhetare e Shqipërisë që në themelimin e tij ka vendosur si qëllimin kryesor të tij edukimin e studentëve më një frymë të re, e cila është aq e nevojshme për progresin e individit dhe njëkohësisht edhe të shoqërisë.

ShLP Mesdhetare e Shqipërisë ka në përbërje të tij një staf akademik ndër më elitarët në vend, ku bashkërendohet eksperienca e një brezi me vitalitetin e një tjetri. Të gjithë pedagogët e ShLP Mesdhetare të Shqipërisë janë të specializuar në Universitetet më në zë Evropiane dhe Amerikane dhe janë të dedikuar ndaj studentëve për të ofruar të gjithë përvojën e tyre.

Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë gjendet në një nga zonat më të preferuara të Tiranës dhe vendos në dispozicion të studentëve një godinë të re, moderne me të gjithë infrastrukturën e nevojshme për të zhvilluar një process mësimor të një niveli të lartë.