• Kurse profesionale
  • Biblioteka
  • Zyra e Këshillimit të Studentëve dhe e Karrierës
  • Sekretaria mesimore dhe zyrat e pranimeve
  • Konsulencë
  • Jeta Sociale në UMSH
  • Këshilli Studentor

Qendra  Mesdheu organizon kurse  profesionale :

  • Menaxhimi i Pasurisë së Paluajtshme
  • Sekretar/e Medikal,Edukimi,Social; 
  • Taksimi dhe Deklarimi i të Ardhurave Personale.

————————————–

Pasuria e paluajtshme:

Qendra  MESDHEU  pranë Universitetit Mesdhetar  të Shqipërisë  , me miratim të Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale me Nr.1859 Date 11.09.2012 ,organizon kurse të formimit profesional në : Menaxhimin dhe Vleresimin e Pasurive të Paluajtshme.

Personat qe perfundojne kete Kurs kane mundesi te punesohen:

  • Si Vlerësues te pavarur
  • Ne Adminisitrata publike qëndrore dhe vendore
  • Ne Kompani private dhe publike
  • Ne Institucione shëndetësore
  • Ne Institucione arsimore

Sekretar/e Medikal,Edukimi,Social:

Qendra  MESDHEU  pranë  Universitetit Mesdhetar  të Shqipërisë, me miratim të Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale me Nr.1859 Date 11.09.2012 ,organizon kurse të formimit profesional në : Sekretar/e Medikal,Edukimi,Social.

Personat qe perfundojne kete Kurs kane mundesi te punesohen ne:

  • Spitale
  • Qëndra të kujdesit shëndetësor
  • Dispanceri
  • Farmaci
  • Kabinete dentare
  • Laboratorë Mjeksorë
  • Kabinete imazherie e rrezatimi
  • Shtëpi për trajtimin e të moshuarve
  • Shtëpi fëmijesh
  • Shkolla
  • Qendra të riedukimit
  • Qëndra Sociale etj.


——————————————-

Taksimi dhe deklarimi i të ardhurave personale

Qendra  MESDHEU  pranë  Universitetit Mesdhetar  të Shqipërisë, me miratim të Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale me Nr.1859 Date 11.09.2012 , organizon kurse të formimit profesional në : Specialist për Taksimin dhe Deklarimin e të Ardhurave Personale .

Personat që përfundojnë këtë Kurs kanë mundësi të punësohen:

  • Në Administrata publike qendrore dhe vendore
  • Në Kompani private dhe publike
  • Te japin Asistencë për përmbushjen e detyrimeve të individëve


BIBLIOTEKA


Biblioteka e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë është njësi ndihmëse e cila kontribuon, së bashku me njësitë kryesore dhe bazë, në zhvillimin e procesit akademik, kërkimor e shkencor.  Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë vendos në dispozicion të studentëve të tij një bibliotekë të pasur të specializuar në shkencat ekonomike dhe informatike, shkencat juridike dhe politike e marrëdhëniet ndërkombëtare, shkencat psikosociale, etj., literaturë në gjuhën shqipe por edhe në gjuhë të huaja. Biblioteka e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë ofron edhe materiale në formë elektronike të përgatitura nga pedagogët dhe të vendosura në dispozicion të studentëve pranë librarisë. Kjo literaturë pasurohet periodikisht nëpërmjet botimeve të reja, abonimeve në biblioteka dhe revista online, kërkimit shkencor të pedagogëve dhe blerjeve të financuara nga institucioni, ose projekteve ndërkombëtare.

Në Bibliotekën e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë egziston edhe shërbimi i bibliotekës digjitale ku studentët mund të zgjedhin mes mijëra titujve literaturë për kërkimet e tyre shkencore. Në këtë shërbim përfshihen:

Biblioteka Online e Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë” me mbi 327,325 tituj librash;

Biblioteka online Questia (www.questia.com) për të treja Fakultetet kanë një diapazon literature prej më shumë se 10 milion titujsh;

Abonime në periodikë prestigjiozë ( on –line).

Biblioteka e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, në bashkëpunim me Fakultetet dhe stafin akademik të Universitetit, në vazhdimësi kujdeset për freskimin e literaturës dhe teksteve egzistuese për t’ju përgjigjur sa më mirë nevojave të studentëve dhe për të qenë në korrent të zhvillimeve të fundit të kërkimit shkencor në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Të gjithë sudentët e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë kanë të drejtën e përdorimit të materialeve, teksteve dhe librave të Bibliotekës së Universitetit në ambientet e Universitetit dhe në përdorim personal.



Zyra e Këshillimit të Studentëve dhe e Karrierës kryen këto funksione:

  • Përgatitjen e guidave e fletëpalosjeve orientuese për studentët e vitit të parë;
  • Dhënien e informacionit për programet dhe kurrikulat e studimeve;
  • Dhënien e informacionit për diplomat që ofron Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë;
  • Mbajtje e të dhënave për punësimin e të diplomuarve;
  • Pranimin e kërkesave dhe dhënien e përgjigjeve për miratim të ndërprerjes së studimeve, për miratimin e rifillimit të studimeve, për miratim ndryshimi dege brenda ShLP Mesdhetare e Shqipërisë;
  • Ndjekjen e punësimit të të diplomuarve.
  • Informimi i studentëve e ardhshëm (maturantët aplikantë) për programet e studimeve që ofron ShLP Mesdhetare e Shqipërisë dhe kërkesat, politikat dhe standartet e pranimit;
  • Këshillimi i studentëve të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë që diplomohen në nivelin e parë për mundësitë e studimeve në nivelin e dytë, në UMSH ose universitete të tjera, të vendit dhe të huaja;
  • Këshillimi i studentëve të Universiteti Mesdhetar të Shqipërisë  që diplomohen në nivelin e parë dhe të dytë për mundësitë e punësimit në tregun e brendshëm të punës, në sektorin publik dhe privat, si edhe mundësitë e punësimit në tregjet rajonale dhe më gjerë.

Sekretaria Mësimore dhe Pranimet kryen këto funksione:

  • Harton, plotëson, dhe mban të gjithë dokumentacionin e proçesit mësimor lidhur me studentët dhe provimet.
  • Realizon proçedurat e pranimeve si dhe mban dokumentacion përkatës.
  • Koordinon dhe monitoron realizimin e proçesit mësimor në ambjentet e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë.
  • Informon studentët dhe publikun e interesuar për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me proçesin mësimor.
  • Pritja e aplikantëve dhe studenëtve të rinj.
  • Shpërndarje e informacionit për orientimin e aplikantëve dhe studentëve të rinj.
  • Kryerja e procedurave të pranimit të studentëve të rinj.
  • Ndjekja e ecurisë së studentëve të pranuar.
  • Mbajtja e adresaës postare, adresës elektronike dhe numrit të telefonit të çdo studenti.

Mbajtja e dosjes personale të çdo studenti.

Sipas kërkesave dhe nevojave të sudentëve, Sekretaria Mësimore dhe Pranimet e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë organizon konsulta ndërmjet pedagogëve dhe studentëve, gjatë vitit akademik, përpara dhe pas sezoneve të provimeve. Konsultat u shërbejnë studentëve për të thelluar njohuritë e tyre dhe për të marrë informacion më të detajuar në lidhje punën e tyre kërkimore shkencore. Përvec konsultave të gjithë pedagogët kanë orë të vecanta gjatë të cilave presin studentët në zyrat e tyre që gjenden në godinën e Universitetit Mesdhetar  të Shqipërisë.

Për përmirësimin e cilësisë së jetës së studentëve, Universitetit Mesdhetar i Shqipërisë ofron kushtet dhe mundësitë e mëposhtëme:

  • Shërbime nga institucione dhe zyra të posaçme mbështetje dhe informimi, si Zyra e Informimit dhe Këshillimit për Studentët dhe Zyra e Këshillimit të Karrierës;
  • Kushte komode për mësim dhe studim;
  • Mjetet e nevojshme të komunikimit;
  • Informacion për mundësitë e punësimit për studentët me nevoja ekonomike;
  • Informacion, mbështetje dhe orientim për sigurimin e kushteve të përshtatshme për jetesë për studentët që vijnë nga jashtë Tiranës;
  • Asistencë dhe mbështetje për kreditim të studentëve me nevoja ekonomike;
  • Mbështetje të veprimtarisë së organizatave dhe këshillave studentore;
  • Mbështetje të pjesëmarrjes së studentëve në veprimtari kulturore, sportive, argëtuese, udhëtime etj.

Këshilli Studentor i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, është një organizim i pavarur i studentëve i cili nuk zhvillon veprimtari politike dhe ekonomike. Ky këshill promovon pjesëmarrjen e studentëve dhe koordinon përfaqësimin e tyre në organet drejtuese të institucioneve të arsimit të lartë, në strukturat mësimore-kërkimore dhe të shërbimeve.

 

Këshilli Studentor i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë nuk mund të organizohet me struktura të tjera politike e jopolitike, jashtë institucioneve përkatëse të arsimit të lartë.