Studimet Master

ShLP Mesdhetare e Shqipërisë ofron programe studimi të ciklit të dytë Master i Shkencës dhe Profesional në fushën e shkencave ekonomike, shkencave politike dhe administratës publike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë.

Programet e studimit të ciklit të dytë Master i Shkencës dhe Master Profesional në ShLP Mesdhetare të Shqipërisë pajisin studentët me njohuri të thelluara teorike dhe praktike. Programet e studimeve të ciklit të dytë Master Shkencor i pajisin studentët  me trajinim për kërkim shkencor më të thelluar të nivelit të doktoraturës kurse programet e ciklit të dytë Master Profesional pajisin studentët me trajnim profesional në fushat e caktuara.