MASTER I SHKENCËS

MASTER I SHKENCËS NË SHKENCA EKONOMIKE NË

FINANCE BANKE

Programi mësimor

Programi Master i Shkencës ne Finance Banke ka si qellim formimin e eksperteve dhe specialisteve te mirefillte ne fushen e financave, bankave, sigurimeve dhe institucioneve te tjera financiare me ane te formimit teorik dhe praktik te studenteve ne fushen e drejtimit te kontabilitetit, menaxhimit financiar, menaxhimit dhe teknikave bankare, auditimit; pasqyrave financiare; etj. Perfundimi me sukses i ketij program studimi u mundeson atyre edhe ndjekjen e një karriere kerkimore apo akademike nëpërmjet vazhdimit të studimeve të doktorates, duke rritur kështu shanset për zhvillimin e mëtejshem te karrierës së tyre profesionale.

Pas diplomës cfarë?

Pas përfundimit të këtij programi studimi, në sajë të njohurive të marra, studenti aftësohet si ekspert finance ne nje nivel te larte njohurish teorike dhe praktike dhe mundësine e punësimit e gjen si në biznesin privat dhe ne ate publik, ne nivel qendror dhe lokal (Banka nivelit I dhe te II; administrate tatimore; institucione financiare te tjera; institucione sigurimesh; etj) si dhe vazhdimin e karrieres akademike dhe kerkimore shkencore.


 

MASTER I SHKENCËS NË MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE

Programi mësimor

Masteri i shkencës në“Marrëdhënie ndërkombëtare” ka si objekt pajisjen e studentëve me njohuri të thelluara mbi teoritë e marrëdhënieve politike dhe ekonomike ndërkombëtare, mbi sigurinë ndërkombëtare si edhe mbi marrëdhëniet rajonale me një theks mbi rajonin ballkanik dhe atë evropian. Qëllimi i këtij program master është të formojë ekspertë të fushës së marrëdhënieve ndërkombëtare të cilët do të jenë të aftë jo vetëm të gjejnë vetën e tyre në tregun e punës por edhe të vazhdojnë studimet më të avancuara të nivelit të doktoraturës. Marrëdhëniet ndërkombëtare kanë fituar një rëndësi të madhe vitet e fundit. Shkëputja e tyre nga fusha e përgjithshme e shkencave politike e dëshmon këtë fakt. Megjithatë marrëdhëniet ndërkombëtare kanë një karakter ndër-disiplinor ndoshta më të theksuar se të gjitha shkencat e tjera sociale. Për këtë arsye të diplomuarit e këtij program do të përfitojnë njohuri të thelluara të cilat i përkasin fushave të ndryshme të studimit. E drejta ndërkombëtare, studimet e sigurisë, studimet evropiane ndërthurren me studimet bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare për të pajisur të diplomuarit me aparatin teorik dhe konceptual të nevojshëm.

Pas diplomës cfarë?

Mundësitë e punësimit për të diplomuarit e këtij program janë të shumta si në sektorin publik dhe në atë privat. Administrata publike në nivel qëndror dhe lokal, trupi diplomatik dhe agjensitë e tjera të ministrisë së jashtme, organizatat e ndryshme ndërkombëtare, firmat shumëkombëshe të biznesit, institutet e kërkimeve shkencore janë vetëm disa nga mundësitë e punësimit. Të diplomuarit do të kenë mundësinë të vazhdojnë edhe studimet e doktoratës.

 


 

MASTER I SHKENCËS NË SHKENCA POLITIKE

Programi mësimor

Masteri i shkencës në Shkenca Politike ka si objekt studimi fenomenin politik në të gjitha stadet dhe në të gjitha format që ai shfaqet. Shkenca politike është një pjesë e rëndësishme e shkencave sociale, shkenca kryesore sic e ka karakterizuar Aristoteli. Si rrjedhojë marrëdhënia e saj me fushat e tjera të shkencave sociale është shumë e afërt. Studimi i politikës si shkencë por edhe si art, studimi i teorive politike dhe sociale, studimi i komunikimit politik, studimi i rrymave të ndryshme të mendimit politik dhe historisë së mendimit, studimi i lëvizjeve sociale dhe rëndësisë që ato kanë patur për historinë politike dhe zhvillimin e formave të ndryshme të shtetit janë disa nga kornizat nëpërmjet të cilave do të studiohet fenomeni politik gjatë semsestrave të këtij program master. Qëllimi i këtij program është të pajisë të diplomuarit me njohurite e thelluara të nevojshme për tu pozicionuar sa më saktë në karrierën e tyre profesionale por edhe për të vazhduar studimet e avancuara të doktoraturës.

Pas diplomës cfarë?

Të diplomuarit e Masterit shkencor në Shkenca Politike do të kenë mundësinë të punësohen si në sektorin publik edhe në atë privat. Administrata publike në nivel qëndror dhe lokal, institutet e kërkimit shkencor, institucionet statistikore, mediat e shkruara dhe ato elektronike, organizatat ndërkombëtare, institucionet e arsimit të lartë janë vetëm disa nga mundësitë që të diplomuarit e këtij program do të kenë.


new

MASTER I SHKENCËS NË “E Drejtë Publike”

Programi Mesimor

 

MASTER I SHKENCËS NË “E Drejtë Civile dhe Tregtare”

Programi Mesimor

Master i Shkencave në Sisteme Informacioni në Biznes

Master i Shkencave në Psikologji me profil:

Programi Mesimor

  • Psikologji Organizative (PO)
  • Psikologji Komunitare (PC)

 

SHKARKO – > Programet e Mesdhetarit (General PDF)