MASTER PROFESIONAL

MASTER PROFESIONAL NË ADMINISTRIM BIZNESI

90 ECTS

Programi mësimor

 Programi Master Profesional ne Administrim Biznesi ka si qellim formimin e eksperteve dhe specialisteve te mirefillte ne fushen e menaxhimit te biznesit te vogel e te mesem dhe administrimit te ndermarrjeve me ane te formimit teorik dhe me nje theks te vecante ne ate praktik te studenteve ne fushen e strategjive te marketingut, menaxhimit strategjik; menaxhimi i sistemeve te informacionit; lidershipit; strategjive ne biznes; etj. Perfundimi me sukses i ketij program studimi u mundeson atyre rritjen e shanseeve për zhvillimin e mëtejshem te karrierës së tyre profesionale.

Pas diplomës cfarë?

Pas përfundimit të këtij programi studimi, në sajë të njohurive të marra, studenti aftësohet si administratore biznesi ne nje nivel te larte njohurish teorike, praktike dhe profesionale dhe mundësine e punësimit e gjen si në biznesin privat dhe ne ate publik, ne nivel qendror dhe lokal (administratore ndermarrjesh te vogla, te mesme; administratore te kompanive te sherbimeve; menaxhere ne banka dhe kompani biznesi; mundesi te mira vetepunesimi; etj.)


 

 

MASTER PROFESIONAL NE SHKENCA EKONOMIKE

60 ECTS

Me Drejtime:

Programi mësimor

Programi Master Profesional ne Menaxhim Biznesi me profile Menaxhim i turizmit; Menaxhim i pasurisë së paluajtshme; Menaxhim i artit; Menaxhim i shëndetit; Menaxhim i arsimit ka si qellim formimin e eksperteve dhe specialisteve te mirefillte ne fushen e menaxhimit te biznesit turizmit, pasurive te paluajtshme, artit, shendetit dhe arsimit te kompanive dhe organizatave te profileve te mesiperme. Formimi teorik dhe kryesisht ai profesional i studenteve behet ne fushen e strategjive te marketingut, menaxhimit strategjik; menaxhimi i sistemeve te informacionit ne fusha perkatese; menaxhimit te projekteve si dhe politikave te zhvillimit te seciles prej fushave. Perfundimi me sukses i ketij program studimi u mundeson atyre rritjen e shanseve për zhvillimin e mëtejshem te karrierës së tyre profesionale.

Pas diplomës cfarë?

Pas përfundimit të këtij programi studimi, në sajë të njohurive të marra, studenti aftësohet si menaxher ne nje nivel te larte njohurish teorike, praktike dhe profesionale dhe mundësine e punësimit e gjen si në biznesin privat dhe ne ate publik, ne nivel qendror dhe lokal (menaxhere te kompanive turistike; kompanive artistike; menaxhere dhe administratore nen fushen e arsimit dhe te shendetit publik e privat; te kompanive te sherbimeve; mundesi te mira vetepunesimi; etj.)


 

MASTER PROFESIONAL NE MARREDHENIE NDERKOMBETARE

60 ECTS

MARREDHENIE NDERKOMBETARE me Drejtime:

Programi mësimor

Masteri profesional në Marrëdhënie Ndërkombëtare me profil “Studime Mesdhetare” dhe “Studime Evropiane” ka si objekt studimi realitetin politik, ekonomik dhe social të dy rajoneve të përmendura. Qëllimi i këtij program master është përgatitja e specialistëve të cilët në saj të pajisjes me aparatin teorik dhe konceptual të nevojshëm të jenë të aftë jo vetëm të analizojnë zhvillimet politiko-ekonomike të rajonit mesdhetar dhe atij evropian por të propozojnë dhe të imlementojnë politikat e duhura për integrimin e mëtejshëm të vendit. Të diplomuarit e këtij programi do të pajisen me njohuri të përbashkëta mbi të drejtën ndërkombëtare, marrëdhëniet bashkëkohore ndërkombëtare edhe rendin e ri botëror si edhe mbi metodologjinë e kërkimit shkencor. Drejtimi i “Studimeve Evropiane” do të profilizojë të diplomuarit në studimin e strukturës komplekse të B.E., të bazës teoriko-ideologjike të integrimit evropian, të legjislacionit evropian si dhe të politikave publike të BE. Drejtimi “Studime Medhetare” do të profilizojë të diplomuarit në studimin e marrëdhënieve të BE me rajonin mesdhetar, të sistemeve politike të rajonit mesdhetar, të historisë dhe civilizimeve mesdhetare.

Pas diplomës cfarë?

Të diplomuarit e këtij programi Master, duke përfituar një formim ndër-disiplinor do të jenë të aftë të përmbushin nevojën e administratës publike, në nivel qëndror dhe lokal për specialistë në cështjet mesdhetare, rajonale dhe evropiane. Sherbimi i jashtem i RSH dhe agjensitë e tjera të ministrisë së jashtme si edhe organizatat ndërkombëtare dhe NGO-të (vecanërisht ato që operojnë në rajonin Mesdhetar dhe evropian) ofrojnë mundësi punësimi për të diplomuarit e këtij program Master. Institucionet kërkimore shkencore në vend, rajon dhe më gjerë ofrojnë mundësi punësimi për të diplomuarit e këtij programi.


 

MASTER PROFESIONAL NE SHKENCA POLITIKE DHE ADMINISTRATIVE

60 ECTS

Programi mësimor

Programi Master Profesional ne Shkenca Politike dhe Administrative me profile Politika Sociale dhe Administrate Publike dhe Qeverisje Vendore ka si objekt studimi politikën sociale në të gjitha dimensionet e saj dhe administratën publike në nivel qëndror dhe atë lokal. Programi ka si qellim formimin e eksperteve dhe specialisteve që planifikojnë dhe implementojnë politikat ne një karakter ndër-shkencor ne fushen e politikave sociale dhe eksperteve dhe specialisteve ne fushen e administrates publike dhe qeverisjes vendore te ndare ne 2 disiplina kryesire : a) drejtësia dhe kryesisht e drejta administrative dhe ajo kushtetuese dhe b) shkenca administrative.

Për këtë arsye ky Program Master i është përmbajtur një logjike multi-disiplinore duke respektuar në këtë mënyrë natyrën e shkencave sociale dhe administrative në përgjithësi por pa neglizhuar karakteristikat e vecanta te seciles fushe.

Pas diplomës cfarë?

Pas përfundimit të këtij programi studimi, në sajë të njohurive të marra, studenti aftësohet në teorik dhe profesional mbi politikat e punësimit, sigurimet shoqërore dhe mbrojtjen sociale, pabarazinë dhe kohezionin social, politikat shëndetësore, politikat gjinore etj.; në analizimin e problemeve të cilat politika sociale kërkon të zgjidhë; në planifikimin dhe zbatimin e politikave sociale të nevojshme; mbi rolin, organizimin dhe funksionimin e administratës publike shqiptare në nivel qëndror e lokal; të drejtën administrative; të dejtën kushtetuese; në analizimin e problemeve me të cilat përballet sot administrata shqiptare; në planifikimin dhe zbatimin e politikave publike. Me perfundimin e ketij programi studimi, studentet do të kenë mundësinë të punësohen në administratën publike në nivel qëndror dhe lokal, në institucione të ndryshme që si qëllim kanë studimin e cështjeve me karakter social dhe për përmbushjen e nevojave dhe përballimin e problemeve të cilat hasen gjatë implementimit të politikave me karakter social dhe në institucione të ndryshme që si qëllim kanë studimin e cështjeve që lidhen me administratën publike.


new

Master Profesional në Sisteme Informacioni në Biznes

 

SHKARKO – > Programet e Mesdhetarit (General PDF)