Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2024

Takimi në Universitetin Mesdhetar, autori Ben Blushi zbërthen “KOMPLOTIN”

Vlerësohet si roman revolucionar në një sallë të mbushur me akademikë, studiues dhe studentë në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, shkrimtari Ben Blushi zbërtheu për lexuesit botimin e tij të dhjetë ‘’Komploti’’. Kërshëria që zgjon titulli, kaosi i ditëve të sotme dhe horizonti i pritjes për të ardhmen jo të largët të Shqiperisë, mveshur me trill letrar e gjuhën e hollë, rreth kësaj bote u avit biseda e autorit në auditor. ‘’Ky libër është produkti I një terrori, produkti I një kohe të turbullt, dhe nëse dikush përvec meje e lexon librin do të thoshte:- në cfarë bote jeton ky? Jetoj në botën që jetojmë të gjithë bashkë, shumë e pasigurt, shumë e ngatërruar, nuk të jep mundësi të shikosh të ardhmen’’, tha autori. Presidenti i Nderit i Universitetit Mesdhetar, Anastas Angjeli e vlerësoi “Komplotin” si një nga veprat më të spikatura të krijimtarisë së autorit. “Nuk e teproj aspak të them se kemi jë shkrimtar, një personalitet poliedrik, që është nga zërat më të fuqishëm të letërsisë së sotme bashkëkohore shqiptare, si një kronikan elegant dhe po aq edhe sakrkastik i shpirtit dhe karakterit të shqiptarëve nga njëra anë dhe perceptive të fatit të atdheut të vet nga ana tjetër.’’ Ai shtoi se libri është provokues, joshës, një rrëfim sa ironic edhe njerëzor. “Në kët libër Beni na befason, na provokon, vë në dyshim vlerat historike dhe moralin e pranuar. Provokon mitet, ideologjitë, fetë nacionalizmat dhe të vërtetat absolute, gat isa na fton të rishikojmë optimizmin dhe pesimizmin tonë, gjithcka qe kemi pranuar deri në kohën e sotme për të qenë vigjilent edhe per të ardhmen”,tha Angjeli. “Komploti", roman që ka bërë revolucion në stilistikë e cilësoi edhe antropologu Përparim Kabo.‘’Shkrimtari Ben Blushi ka bërë një revolucion në stilistikë, ka një trajtim ravizues linear që nuk e provokojnë arsyen e lexuesit, ai ka vetëm një ngasje për të mësuar ngjarjen. Ka ngjarje që befasojnë, që mund të krijojnë një rezonim me ndërgjegjjen tënde të brendshme, po ka ngjarje që duken krejt të largëta të ftohta.

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim