Mirësevini te Mesdhetari

  • Ndërtesa prej xhami e UMSH

    Misioni dhe Filozofia Jonë

    Misioni i Shkollës së Lartë Private Mesdhetare të Shqipërisë është përgatitja e specialistëve dhe liderëve të spikatur për sektorin publik, privat dhe jofitimprurës dhe gjenerimi i ideve që u japin përgjigje dhe zgjidhje sfidave aktuale dhe perspektive të zhvillimit të vendit dhe rajonit.

    Filozofia e Shkollës së Lartë Private Mesdhetare të Shqipërisë është ndërtimi i një komuniteti mësimi dhe krijimi në të cilin respektohet, vlerësohet dhe besohet çdo pjestar dhe zhvillohen pritshmëri të larta për veten dhe të tjerët, nëpërmjet inspirimit, arritjeve dhe ekselencës.

    Na Vizitoni
  • Programe Studimi

    Fakultetet dhe Departamentet

    Fakulteti i Ekonomisë – ka si mision edukimin dhe përgatitjen e ekonomistëve të rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë dhe financave, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit e kontabilistit, të aftë për tu përballur me sfidat e nevojat të ekonomisë së tregut e për të kontribuar në zhvillimin ekonomik e social të vendit.

    Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Politike – ka si mision përgatijen e juristëve, politologëve, administratorëve dhe funksionarëve publikë, analistëve, studiuesve të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomatëve.

    Apliko Këtu
  • Aplikime dhe Transferime

    Bursa, Aplikime dhe Transferime

    Për kategori të caktuara studentësh si studentët e shkëlqyer, studentë në nevojë etj, Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë jep bursa studimi. Me plotësimin e kritereve për dhënien e bursave përpilohet lista e kandidatëve e cila bëhet publike. Për informacion më të detajuar, ju mirëpresim në Shkollën e Lartë Private Mesdhetare të Shqipërisë, pranë Zyrës së Këshillimit të Studentëve.

    Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë ofron mundësi për transferime të studentëve në vite të ndërmjetme midis programeve të të njëjtit cikël, brenda vetë institucionit apo institucioneve të tjera të arsimit të lartë. Gjithashtu pranohen studentë nga universitete të tjera në të njëjtin program studimi.

    Na Kontaktoni
  • Pse UMSH?

    Mundësi të mëdha karriere

    Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë përfaqëson një përpjekje unikale në fushën e arsimit në Shqipëri. I themeluar si një Organizatë Jo Fitimprurëse ShLP Mesdhetare e Shqipërisë që në themelimin e saj ka vendosur si qëllimin kryesor edukimin e studentëve me një frymë të re, e cila është aq e nevojshme për progresin e individit dhe shoqërisë. Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë ka në përbërje të tij një staf akademik ndër më elitarët në vend, ku bashkërendohet eksperienca e një brezi me vitalitetin e një tjetri.

    Të gjithë pedagogët e Shkollës së Lartë Private Mesdhetare të Shqipërisë janë të specializuar në Universitetet më në zë Evropiane dhe Amerikane dhe janë të dedikuar ndaj studentëve për të ofruar të gjithë përvojën e tyre. ShLP Mesdhetare e Shqipërisë gjendet në një nga zonat më të preferuara të Tiranës dhe vendos në dispozicion të studentëve një godinë të re, moderne me të gjithë infrastrukturën e nevojshme për të zhvilluar një process mësimor të një niveli të lartë.

    Historiku

Të reja dhe Njoftime

Të rejat më të fundit dhe njoftime të ndryshme nga Mesdhetari.

Our Blog

Stet clita kasd gubergren, no sea takimata sanctus est lorem ipsum dolor sit amet.

Numrat i thonë të gjitha

Na Vizitoni

Mesdhetari ka shumë çfarë të ofrojë për studentët e saj. Ndihuni të lirë të na kontaktoni dhe të prenotoni një vizitë për ta parë nga afër.

Misioni Ynë

Misioni ynë është përgatitja e specialistëve dhe liderëve të spikatur për sektorin publik, privat dhe jofitimprurës sidhe gjenerimi i ideve që u japin përgjigje dhe zgjidhje sfidave aktuale dhe perspektivës së zhvillimit të vendit dhe rajonit.