Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2024

Universiteti Mesdhetar tryezë për turizmin me studentët e Lincoln University

Angjeli: Programi “Menaxhim dhe Marketing i Turizmit “ ndër më të kërkuarit nga të rinjtë

Universiteti Mesdhetar I Shqipërisë  mirëpriti sot  2  profesorë dhe 18 studentë  të Lincoln University nga Britania Madhe. Këta studentë pjesë e programit ndërkombëtar morën pjesë në një tryezë të rrumbullakët së bashku me studentë e pedagogë të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, ku u diskutua rreth turizmit në Shqipëri dhe rajon.

Presidenti i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, përshëndeti tryezën dhe vuri theksin te potencialet e turizmit në Shqipëri, por edhe ofertën akademike që Universiteti Mesdhetar ka në këtë fushë, ku programi professional  “Menaxhim dhe Marketing I Turizmit “, është ndër më të kërkuarit nga të rinjtë “Duke ofruar programe të cilat i përshtatën nevojave të industrisë, Universiteti Mesdhetar jep kontributin e tij në edukimin e specialistëve të këtij sektori të rëndësishëm për të ardhmen e vendit”, u shpreh  Angjeli.

Universiteti Mesdhetar ka aktualisht një marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin Lincoln i cili rënditet I 4-ti në të gjithë britaninë për cilësinë e programeve në fushën e turizmit.  Studentët e huaj  që morën pjesë në tryezë janë studentë masteri me origjina te ndryshme ndërkombetare, të cilët përvec se do vizitojnë Shqiperine per njohjen në terren të turizmit, duan te kene edhe nje bashkebisedim me studente, staf akademik dhe perfqaqesues te pushtetit lokal dhe qendror te lidhur me industrine turistike

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim