Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2024

Promovohet në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, libri i autorit Jorgji Kote “Negociatat, Sfida e fundit e integrimit”

Sot u në mjediset e UMSH-së u prezantua libri i Dr. Jorgji Kote “Negociatat, Sfida e fundit e integrimit”.
Në ceremoni morën pjesë ish Ministria e Integrimit Europian Klajda Gjosha, ish Ministria e Drejtësisë, Etilda Gjoni, Jorida Tabaku, kryetare e komisionit për çështjet europiane , profesorati i UMSH-së, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, Ambasadorë e të ftuar të tjerë. “Ky libër që vjen sot në UMSH është vazhdim i botimeve të tjera nga Z. Kote. Këtu janë pasqyruar në mënyrë dokumentat e sfidat e integrimit dhe ecuria e proçesit në këto vitet e fundit”, u shpreh ne fjalën e hapjes, Presidenti i Universitit Mesdhetar, Prof.Dr, Anastas Angjeli.Ai përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit dhe përgëzoi autorin për kontributin e tij gjatë viteve të angazhimit në shërbimin diplomatik dhe më specifikisht për proçesin e integrimit. Gjithashtu për kontributin e tij akademik dhe publicistik. Profesor Angjeli theksoi angazhimin e Universitetit Mesdhetar për vazhdimin e organizimit të forumeve dhe leksioneve të hapura për çështje të lidhura me marrëdhëniet ndërkombëtare dhe proçeset integruese, forume të cilat janë shndërruar tashmë në një traditë të sukseshme në Universitetin Mesdhetar. E pranishme në ceremoni Jorida Tabaku, kryetare e komisionit për çështjet europiane vlerësoi autorin e librit për trajtimin me realizëm të ngjarjeve dhe të këtyre proçeseve pa ngarkesa politike. Më pas e mori fjalën deputetja Etilda Gjonaj, e cila në përshëndetjen e saj u shpreh për nismat e vazhdueshme të UMSH-së, tryezat e hapura për reformën në drejtësi. Hapjen e klinikës ligjore në UMSH si një iniciative me vlera që po jep frytet e veta. Znj. Klajda Gjosha, ish ministre e integrimit, vlerësoi përpjekjet e autorit për të sjellë në këtë libër një proçes sa të vështirë aq kompleks tek i cili janë investuar burime njërëzore dhe politike prej nje kohe të gjatë. Prof. Dr. Ksenofon Krisafi, i cili ka shkruar edhe parathënien e këtij libri, theksoi se ato çka shkruan autori janë njëkohësisht çështje të ditës, që trajtohen me preokupim nga kanceleritë më kryesore të politikës dhe të diplomacisë europiane dhe botërore.Prof. Dr. Paskal Milo, pedagog ne UMSH, revokoi pjese te rrugetimit te dr. Kotes dhe marerializimi i ketij rrugetimi ne vepra te tilla. Z. Kote ka gjetur pikerisht kete periudhe te integrimit ku perpjekjet e shtuara shpresojme te japin rezultatet e pritura.
Autori Dr. Jorgji Kote falenderoi për organizmin dhe për fjalët që u thanë për librin e tij. Ai u shpreh se: “Jam përpjekur që përmes fakteve dhe renditjes së tyre në mënyrë të drejtë të mund të nxjerr një vepër të arrirë. Fjalët përshëndetëse për librin më bëjnë të mendoj që puna ime ka ecur në rendin e duhur”.

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim