Home > News > Events > Events 2017

"Paqja e vetmja zgjidhje”

 

"Paqja e vetmja zgjidhje” bashkoi sot në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, përfaqësues të komuniteteve fetare, përfaqësues së Bashkisë së Tiranës, të shoqërisë civile dhe të medias, në një tryezë interaktive me studentë e pedagogë, pikërisht për të ndarë këndvështrimet mbi paqen, por edhe për të diskutuar mbi tolerancën fetare si mekanizmin më të mirë për konsolidimin e saj, nxitjen e bashkëjetesës dhe zhvillimit të një shoqërie. “Ne shqiptarët bëjmë pjesë në ata popuj që paqen e kemi pjesë të formimit dhe të ndërgjegjes sonë kombëtare. Edhe pse përbëhemi nga individë me përkatësi të ndryshme fetare nuk është vërtetuar as edhe një rast i vetëm i konflikteve fetare, siç ka ndodhur fatkeqësisht me popuj të tjerë. Ne jemi prirur dhe ushqyer nga harmonia idilike fetare me njëri tjetrin si dhe nga prirja për bashkëjetesë dhe miqësi me fqinjët”, u shpreh në fjalën e hapjes së këtij aktiviteti. Dekani i Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve ndërkombëtare të Universitetit Mesdhetar , Prof. Dr. Ksenofon Krisafi. Ai shtoi se për rrënjosjen e paqes dhe të dialogut te shqiptarët, një ndikim pozitiv kanë pasur edhe besimet dhe institucionet fetare. “Duke u bërë bartës të kulturës, emancipimit, qytetarisë dhe formimit të veçantë kulturor, ata kanë propaganduar paqen, mirëkuptimin, dashurinë për njëri tjetrin”, tha Prof. Dr, Krisafi. Aktivistja e të drejtave të njeriut prej 25 vjetësh, znj. Sevim Arbana, u shpreh se të rinjtë duhet të jenë pjesë e debateve dhe dialogut për të rritur tolerancën. “Paqja ka një kuptim aq të gjerë dhe ne dëshirojmë ta sjellim këtu përmes një dialogu tuajin dhe përfaqësuesve të komuniteteve fetare dhe aktorëve të tjerë”, u shpreh Znj. Sevim Arbana.
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Andi Seferi u shpreh se të rinjtë janën kontributorët më të mëdhenj të Paqes, pasi me frymën e solidaritetit ndaj njerëzve në nevojë që ata shfaqin ccdo ditë, e bëjnë Tiranën dhe gjithë Shqipërinë, shumë më të pasur. “Mbështetja ndaj njerëzve në nevojë, e bën kryeqytetin shumë më të mirë dhe shumë më të jetueshëm përtej pjesës infrastrukturore, duke ndikuar në krijimin e asaj që ne quajmë Paqja Sociale”, u shpreh z. Seferi. Të pranishëm në këtë tryezë,Ylli Doçi,Kryetar i Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë,Ylli Gurra,Myftiu i Tiraneskomuniteteve fetare, Ate Gregor Pelushi, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqiperisë dhanë mesazhet e tyre për paqen duke theksuar se në çdo fe, paqja mbetet kryefjalë e harmonisë njerëzore.

FACULTIES

Faculty of Economic Sciences

The Faculty of Economic Sciences prepares young economists with fundamental theoretical concepts in economics, finance, accounting, business, law, as well as the essential practical skills required for economists, managers, financiers, bankers, accountants.

Faculty of Law and Human Sciences

The Faculty of Law and Human Sciences prepares individuals for careers as lawyers, political scientists, diplomats, and communication specialists. It provides them with the necessary theoretical foundation and practical knowledge to effectively navigate the challenges of the justice system and international relations within the country.

Faculty of Informatics

The Faculty of Informatics, both physically and virtually, is dedicated to the latest advancements in computer science, systems, and development technologies. In an era of rapid technological progress, the academic curriculum keeps pace with the support of highly qualified faculty members. Teachers and students collaborate on joint projects, pooling their efforts to achieve outstanding results.

Faculty of Medical Sciences

The Faculty of Medical Sciences is an ambitious endeavor of MUA aimed at enhancing the country's medical capabilities. As with every step taken towards achieving excellence, MUA has enlisted the expertise of renowned professors in the relevant fields for the new faculty. By designing programs aligned with the best practices in Europe, MUA ensures the present and future safety of its students.

Some important numbers

  • 35+

    Programmes

  • 150+

    Professors

  • 3500+

    Students

  • 85%

    Employment