Home > Studimet > Kurse profesionale > Administrator falimenti

Trajnimi profesional “Administrator Falimenti”

Programi i trajnimit professional ”Administrator Falimenti” synon aftësimin teorik, praktik dhe profesional në fushën e Administratorit të falimenti. Ky trajnim është i domosdoshëm por ata kanë detyrimin ligjor për të ndjekur trajnime profesionale të formimit të vazhdueshëm në fushën e administratorit të falimentit.

Objektivi i trajnimi është njohja me normat ligjore dhe praktikat gjyqësore gjatë ndjekjes së një procedure falimentit. Trajnimi profesional për “Administrator falimenti” ka për qëllim që t’i japë një informacion të plotë dhe bashkëkohor specialistit, se çfarë ndodh nëse detyrimet e një subjekti tregtar tejkalojnë fitimet e tij. Kreditimi është një tipar kryesor i ekonomisë moderne të tregut. Një përkujdesje e veçantë do t’i jepet disiplinës së falimentit dhe proceseve të veçanta për hapjen e procedurës së falimentimit. Gjithashtu do të trajtohet rolin dhe veçoritë e hetimit e gjyqësor në gjykimin e çështjeve që kanë të bëjnë me falimentin.

Përsa më sipër, trajnimi synon të trajtojë zgjidhjet që legjislacioni aktual ofron, duke u fokusuar tek dy mundësitë brenda të njëjtës procedurë: hapjen e një procedure falimenti ose zbatimin e një plani riorganizimi, pas miratimit të tij sipas kritereve të përcaktuara nga ligji.

Trajnimi jep një informacion të detajuar në lidhje më praktikat e falimentimit, ajo prezanton rregullat: se kur subjekti është i paaftë për të paguar ose është i mbingarkuar me borxhe; subjektet që legjitimohen për të kërkuar hapjen e procedurës; vendimet e gjykatës (vendime të ndërmjetme ose përfundimtare); kompetencat e organeve të falimentit; mënyrën e miratimit të planit të riorganizimit; realizimin e tij; përfundimin e procedurës etj.

Modulet e këtij programi do të gërshetojnë njohuritë teorike dhe praktike të nevojshme për ushtrimin e profesionit. Ajo që do të mësohet teorikisht, gjatë trajtnimit do të ushtrohet praktikisht nëpërmjet workshopeve, diskutimeve dhe punës në grup. Ky trajnimi përbëhet gjithsej nga 60 orë dhe është i ndarë në disa module.

Tarifa e trajnimin për administrator falimenti është 30 000 (tridhjetë mijë) lekë.

Me përfundimin e programit të trajnimit profesional, administratori i falimentit do t’i nënshtrohet provimit me shkrim me kohëzgjatje 2 orë, ku do të testohen njohuritë e përfituara gjatë trajnimit. Vlerësimi maksimal do të jetë me 100 pike, nga të cilat kandidati duhet të marrë të paktën 80% të tyre në mënyrë që të kalojë me sukses provimin.

Nëse kandidati nuk kalon me sukses provimin, ka të drejtë të marrë pjesë në provimin e ardhshëm, pasi ka përsëritur programin e trajnimit.

Me kalimin me sukses të provimit do të lëshohet çertifikata e vlerësimit nga UMSH e cila dëshmon se kandidati ka kaluar me sukses testin e njohurive dhe ka fituar aftësitë e nevojshme pas përfundimit të programit të trajnimit.

Kandidatët do të pajisen me çertifikatën përkatëse, e cila nënshkruhet nga Rektori i UMSH.

Në çertifikatë shënohet emri, mbiemri, pikët e provimit për kontrollin e njohurive, data e lëshimit dhe numri rendor i çertifikatës, nënshkrimi i drejtuesit dhe vula e institucionit trajnues.

Dokumenta bashkëngjitur

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim