Home > Studimet > Kurse profesionale > Ndërmjetës i pasurive të paluajtshme

Trajnimi profesional “Ndërmjetës i Pasurive të Paluajtshme”

Programi i trajnimit profesional “Ndërmjetës i Pasurive të Paluajtshme” synon aftësimin teorik, praktik dhe profesional në fushën e ndërmjetësimit të pasurive të paluajtshme të konsulentëve dhe agjentëve të ardhshëm imobiliar. Objektivi i kursit është përgatitja e profesionale e ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme me qëllim licensimin për ushtrimin ligjor të aktivitetit të tyre profesional nga Ministria e Drejtësisë. Sipas ligjit për ndërmjetësimin e pasurive të paluajteshme Nr. 9/2022, programi i trajnimit profesional në këtë fushë është i detyrueshëm për marrjen e licenses për ushtrimin e këtij aktivitetit.

Modulet e këtij programi do të gërshetojnë njohuritë teorike dhe praktike të nevojshme për ushtrimin e profesionit. Ajo që do të mësohet teorikisht, gjatë trajtnimit do të ushtrohet praktikisht nëpërmjet workshopeve, diskutimeve dhe punës në grup. Sipas ligjit Nr. 9/2022 per ndermjetesimin  e pasurive te paluajteshme, ky trajnimi përbëhet gjithsej nga 60 orë dhe është i ndarë në disa module që përfshijnë njohuri në të drejtën civile, tregtare, penale, regjimin e pasurive të paluajtshme, hartimin e kontratave, njohuri mbi negociimin dhe komunikimit, mbi etikën profesionale, ndërmjetësimi dhe profesionet e lira, vlerësimin e pronave, menaxhim dhe mirëmbajtja e tyre, legjislacionin mbi tatim taksat, si dhe marketimin dhe shitjen.

Në fund të trajnimit, aplikanti do ketë marrë njohuri të plota për të ushtruar profesionin e “ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme” dhe do jetë i aftë të vlerësojë nevojat e klientëve; llojet e ndryshme të pasurive të paluajtshme; regjimin juridik të pasurive të pauajtshme; njohuri të Kodit Civil në RSh; detyrimet dhe kushtet e kontratave; rreziqet kryesore që vijnë nga krimi i organizuar dhe pastrimi i parave si dhe detyrimet ligjore që burojnë nga legjislacioni i fushës.

Tarifa e trajnimin për ndërmjetës të pasurive të paluajtshme është 30 000 (tridhjetë mijë) lekë.

Me përfundimin e programit të trajnimit profesional, kandidati për ndërmjetës i pasurive të paluajtshme do t’i nënshtrohet provimit me shkrim me kohëzgjatje 2 orë, ku do të testohen njohuritë e përfituara gjatë trajnimit. Vlerësimi maksimal do të jetë me 100 pike, nga të cilat kandidati duhet të marrë të paktën 80% të tyre në mënyrë që të kalojë me sukses provimin.

Nëse kandidati nuk kalon me sukses provimin, ka të drejtë të marrë pjesë në provimin e ardhshëm, pasi ka përsëritur programin e detyrueshëm të trajnimit.

Me kalimin me sukses të provimit do të lëshohet çertifikata e vlerësimit nga UMSH e cila dëshmon se kandidati ka kaluar me sukses testin e njohurive dhe ka fituar aftësitë e nevojshme për t’u çertifikuar si “Ndërmjetës i pasurive të paluajtshme” pas përfundimit të programit të detyrueshëm të trajnimit.

Kandidatët do të pajisen me çertifikatën përkatëse, e cila nënshkruhet nga Rektori i UMSH.

Në çertifikatë shënohet emri, mbiemri, pikët e provimit për kontrollin e njohurive, data e lëshimit dhe numri rendor i çertifikatës, nënshkrimi i drejtuesit dhe vula e institucionit trajnues.

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim