Home > Studimet > Kurse profesionale > Prokurimi publik

Trajnimi profesional “Prokurimi Publik”

Programi i trajnimit profesional “Prokurimi Publik” synon aftësimin teorik, praktik dhe profesional në fushën e prokurimeve publike. Objektivi i kursit është përgatitja e profesionisteve ekspert për prokurim publik. Baza ligjore është Ligji nr. 162, datë 23.12.2020 “Për Prokurimin Publik”, VKM nr. 285, datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar, Udhëzimi i APP-së, nr. 05, date 25.06.2021 “Mbi përdorimin e Procedurës së prokurimit me vlerë të vogël dhe zhvillimin e saj me mjete elektronike’’ i ndyshuar, Udhëzimi i APP-së, nr. 03, date 19.05.2021” Mbi përdorimin e sistemit dinamik për blerjen e biletave të transportit ajror ndërkombëtar dhe zhvillimin e saj me mjete elektronike “ i ndryshuar me udhëzim e AAP-së nr.04, datë 20.05.2022.

Modulet e këtij programi do të gërshetojnë njohuritë teorike dhe praktike të nevojshme për ushtrimin e profesionit. Ajo që do të mësohet teorikisht, gjatë trajtnimit do të ushtrohet praktikisht nëpërmjet workshopeve, diskutimeve dhe punës në grup. Ky trajnim përbëhet gjithsej nga 20 orë dhe është i ndarë në disa module që përfshijnë njohuri mbi komponentët dhe procedurat e prokurimit, procedura e prokurimit me vlera të vogla dhe tenderat, përgatitja e dosjes së tenderit, kriteret e kualifikimit dhe ato të përzgjedhjes së operatorëve ekonomikë, specifikimet teknike të prokurimeve publike, marrëveshjet kuadër, procedurat e rishikimit të prokurimit publik, ankimi adminstrativ, etj.

Në fund të trajnimit, aplikanti do ketë marrë njohuri të plota për të ushtruar rolin e ekspertit në “prokurimin publik”. Duke përftuar kështu të gjitha aftësitë praktike dhe teorike në përcaktimin e rregullave që zbatohen për procedurat e prokurimit nga autoritetet dhe entet kontraktore për kontratat publike dhe konkurset e projektimit e mallrave, të punëve dhe të shërbimeve nga autoritetet kontraktore me fokus në aspektet proceduriale të konkursit/garës. Qëllimi i këtij kursi është të  rrisë eficencën dhe efikasitetin e ekspertëve në procedurat e prokurimit publik.

Tarifa e trajnimin për prokurimin publik është 30 000 (tridhjetë mijë) lekë.

Me përfundimin e programit të trajnimit profesional, kandidati do t’i nënshtrohet provimit me shkrim me kohëzgjatje 2 orë, ku do të testohen njohuritë e përfituara gjatë trajnimit. Vlerësimi maksimal do të jetë me 100 pike, nga të cilat kandidati duhet të marrë të paktën 80% të tyre në mënyrë që të kalojë me sukses provimin.

Nëse kandidati nuk kalon me sukses provimin, ka të drejtë të marrë pjesë në provimin e ardhshëm, pasi ka përsëritur programin e trajnimit.

Me kalimin me sukses të provimit do të lëshohet çertifikata e vlerësimit nga UMSH e cila dëshmon se kandidati ka përfunduar me sukses programin e trajnimit profesional  dhe ka fituar aftësitë e nevojshme në prokurimin publik pas përfundimit të programit të trajnimit.

Kandidatët do të pajisen me çertifikatën përkatëse, e cila nënshkruhet nga Rektori i UMSH.

Në çertifikatë shënohet emri, mbiemri, pikët e provimit për kontrollin e njohurive, data e lëshimit dhe numri rendor i çertifikatës, nënshkrimi i drejtuesit dhe vula e institucionit trajnues.

Dokumenta bashkëngjitur

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim