Ndërkombëtarizimi
Home > Ndërkombëtarizimi > Projekte > Universiteti mesdhetar
Erasmus + Capacity Building in Higher Education “Transformimi digjital në arsimin e Ballkanit Perëndimor - DIGITCRESHE”
Duke përdorur transformimin digjital, metodologjitë aktive të të mësuarit dhe mjetet inovative arsimore digjitale, DIGITCRESHE kontribuon në përmirësimin e cilësisë së programeve të arsimit të lartë për Industritë Krijuese dhe Kulturore në vendet e Ballkanit Perëndimor, për t'i bërë studentët më të kënaqur me aftësitë që kanë fituar, për të siguruar që të diplomuarit të jenë më të aftë dhe konkurrues në tregun e punës dhe për rrjedhojë arritjen e normave më të larta të punësimit.
Financuar nga BE, projekti vlerëson nevojat ekzistuese në programet e IAL-ve për Industritë Kreative; projekton, zhvillon dhe/ose përshtat kurrikulat, kurset, materialet mësimore dhe implementon aktivitete të ndryshme mësimore dhe bashkëpunimi për mësuesit dhe studentët.
Projekti shtrihet në periudhën Janar 2023- Janar 2025, zbatohet në bashkëpunim me 14 partnerë nga Portugalia, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Bosnje Herzegovina, Gjermania, Greqia dhe është i organizuar në 10 paketa pune.
Partnerët e projektit:
- Universiteti Politeknik i Portos – Lider, sektori i arsimit të lartë
- Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë - Partner, sektori i arsimit të lartë
- Banja Luka College - Partner, sektori i arsimit të lartë
- International University EUROPA PRIMA Skopje - Partner, sektori i arsimit të lartë
- Qendra për Studime të Krahasuara dhe Ndërkombëtare - Partner, sektori i shoqërisë civile
- Dortmund University Of Applied Sciences - Partner, sektori i arsimit të lartë
- International University Travnik – Partner, sektori i arsimit të lartë
- Union Of The Macedonian Professional Associations In The Creative Industries UMPAKI Skopje - Partner, sektori i shoqërisë civile
- Mediterrean University Podgorica - Partner, sektori i arsimit të lartë
- CreThiDev - Partner, sektori i shoqërisë civile
- Universiteti Marin Barleti - Partner, sektori i arsimit të lartë
- University Of Montenegro - Partner, sektori i arsimit të lartë
- Thessaly University - Partner, sektori i arsimit të lartë
- New Bulgarian University - Partner, sektori i arsimit të lartë
- Institute For Technology Transfer And Innovations - Partner, sektori i arsimit
FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim